Kardinali Ernest Simon Troshani ka uruar besimtarët katolikë me rastin e Festës së Pashkës. Troshani e cilëson këtë festë, si ditën e fitores më të madhe.
“Është dita më e bukur që ka njerëzimi që ka për jetën e dhënë prej Zotit, të krijuar jo për të vuajtur nën kthetrat e vdekjes, por për Pashkë, garancinë e ringjalljes, për të ma mësuar që gjithë njerëzit i pret e ardhshmja.
Për të parë të madhin Zot, në rrugëtimin tonë të përditshëm në veprat e shenjta që do të bëjmë.
Bekime në Zot, për të gjithë familjet dhe popullin shqiptar, për paqen në botë, më tepër në Ukrainë e Rusi, paqe, të mirëkuptimit, të bujarisë”, u shpreh Kardinali Ernest Simon Troshani.