Deputeti Xhelal Mziu, i ftuar në “5 Pyetjet nga Babaramo”, u shpreh se çdo person që është në grupin parlamentar duhet të ndikojë që “qerrja e PD”, siç e quajti ai, të shkojë drejt bashkimit.
Për Mziun, demokratët nuk duhet ta zgjidhin krizën në gjykata. “Ne nuk e kemi luksin për të shkuar nëpër gjykata. Për opozitën, ne duhet të dalim përtej interesave të ngushta personale. Prandaj unë ngul këmbë që të mos përdorim gjykatën. Ne duhet të dalim jashtë interesave personale të një individi. Ne duhet ta shohim PD-në si një gjë shumë të shenjtë. Në situatën e sotme që po kalon Shqipëria, ne duhet ta mundim me votë qeverinë, pavarësisht instrumenteve që përdor kjo qeveri”.
Mziu u shpreh se me situatën ku është vendi edhe socialistët janë duke pritur nga opozita. “Socialistët më thonë na morët në qafë dhe ne, por ne nuk po bëjmë atë që kërkojnë qytetarët dhe atë që duhet bërë për t’u përballur edhe me qeverinë”.