-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Mziu: Tre pikat për bashkimin e Partisë Demokratike

Kryesoret

“Nuk jam dakord me përjashtimin e asnjë personi. Nuk duhet të vazhdojmë me probleme nëpër gjykata. Të dyja palët duhet të ulen në një tryezë dhe të zgjidhin krizën”.

Kjo është rrugë që duhet të ndjekin demokratët për t’u bashkuar, të paktën sipas deputetit Xhelal Mziu, i cili ishte i ftuar në “5 Pyetjet nga Babaramo”.

Ai theksoi se nëse PD nuk do të arrijë të bashkohet deri në zgjedhjet lokale të vitit të ardhshëm, atëherë situata do të jetë tejet kritike për partinë më të madhe opozitare në vend.

“Sapo dolëm nga një palë zgjedhje që i humbën me pa të drejtë, por nuk patëm mundësi për një analizë, por u ndamë në dy copa. Kjo grindje mes vetes, që nga 9 shtatori, betejë që zihemi me njëri-tjetrin. PD lindi si parti shprese dhe ka lënë gjurmë në Shqipëri, por situata e sotme është e dhimbshme. Megjithatë, nëse do të shkojmë të ndarë në zgjedhjet lokale, situata do të jetë kritike”, tha Mziu.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit