Mbrëmë u raportua se në veri të Kosovës u dëgjua një shpërthim i madh, pas mesnatës, në lagjen e ashtuquajtur “Mahalla e Boshnjakëve”.
Ndërkohë, lidhur me rastin, Policia e Kosovës ka dhënë detaje.
Sipas Policisë, zhurmat e dëgjuara në veri, dyshohet se janë nga mjetet piroteknike.
Zhurma e krismave është dëgjuar edhe në jug të Mitrovicës, teksa policia thotë se mendohet se ato kanë qenë të një feste ditëlindjeje dhe se nuk ka dëme.