BBC, raporton se disa shpërthime të fuqishme janë dëgjuar mëngjesin e sotëm në Lviv perëndimor, një qytet afër kufirit të Ukrainës me Poloninë.
Ende nuk ka asnjë deklaratë zyrtare për atë që ka ndodhur. Por tym i trashë i zi dhe raketa janë parë nga gazetarët.
Një alarm i sulmit ajror ra rreth 45 minuta para shpërthimit. Sidoqoftë, sirena të tilla janë të zakonshme në Lviv – shumë njerëz ishin ende në rrugë, dhe ne ishim në restorantin e hotelit në katin e fundit kur pamë shtëllungat e tymit në distancë.