-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Shqiponja” kap të riun në Tiranë me armë dhe thika

Kryesoret

Tiranë-Finalizohet operacioni policor i koduar “Monday”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje.

Operacioni, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr. 3 në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja”.

Qarkullonte me armë zjarri me vete, vihet në pranga 34-vjeçari.

Sekuestrohen një armë zjarri pistoletë, një krëhër me municion luftarak dhe dy mjete presëre (thika).

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, se një shtetas po lëvizte me armë zjarri në automjet, në Rrugën e Kavajës, kanë organizuar punën dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Monday”.

Në kuadër të këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

Ivi Kola, 34 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Gjatë kontrollit të mjetit që ky shtetas drejtonte, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë, një krëhër me municion luftarak dhe dy mjete prerëse (thika).

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit