Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha në një intervistë për CNN se ai ka ftuar presidentin francez Emmanuel Macron të vizitojë Ukrainën për të parë vetë se forcat ruse kishin kryer “gjenocid”.
Macron ka hezituar të përdorë fjalën gjenocid, duke deklaruar më parë se ai “nuk ishte i sigurt se një përshkallëzim i retorikës i shërben kësaj kauze. “
“E ftova të vijë kur të ketë mundësi. Do të vijë të shohë dhe jam i sigurt se do ta kuptojë”, tha Zelensky.









