-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Balla: Më të dobët se ky që kishim nuk ka, do zgjedhim një president të ri siç i ka hije Shqipërisë

Kryesoret

Kryetari i grupit të PS-së Taulant Balla në një deklaratë për mediat foli për zgjedhjen e presidentit të ri.

Balla deklaroi se duke filluar nga sot dhe deri më datë 29 do të ketë një proces të gjatë konsultimesh si me shoqërinë civile, ashtu edhe me forcat e opozitës, në mënyrë që t’i japin Shqipërisë një President siç i ka hije.

“Zgjedhja e Presidentit të Republikës në raundin e parë kërkon një shumicë të cilësuar dhe kjo parasheh që ne të kemi një proces konsultimi me qëllim që të identifikojnë se cilat do të ishin tiparet kryesore që duhet të plotësojë President i Shqipërisë, për t’i dhënë vendit një president siç i ka hije, një president normal, të kundërt me atë që ka qenë Ilir Meta. Në datën 29 mblidhet Konferenca e Kryetarëve dhe kemi kërkuar që seanca e parë për zgjedhjen e Presidentit të Republikës të jetë në 4 maj. Koha nuk është e pafundme, ndaj do të doja që procesi i konsultimeve të mbyllej përpara datës 29 maj. PS për herë të parë po udhëheq këtë proces dhe ne duam që ky të jetë procesi model brenda Kuvendit të Shqipërisë”, tha Balla.

Gjithashtu ai u shpreh se nesër do marrin propozimet e para me emrat konkretë për president dhe se  publiku duhet të bëhet pjesë e këtij procesi.

Nga Kuvendi ai ftoi grupet parlamentare të opozitës në një takim paraprak me qëllim të vendosin parimet kryesore.

“Në takim të mërkurën pasdite ftoj 3 grupet parlamentare të opozitës, Enkelejd Alibeaj, Misilda Doda dhe Fatmir Mediun në një takim paraprak në Kuvend që të identifikojmë parimet kryesore mes 4 grupeve parlamentare”, u shpreh Balla.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit