Gjatë natës së djeshme, një aksident i rëndë i ka marrë jetën 59-vjecarit, pasi kamioni i tij u përmbys.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Mollaj të Ballshit.
Mallakastër – Informacion paraprak
Gjatë natës, në fshatin Mollaj, Ballsh, në një pikë të grumbullimit të inerteve, është rrëzuar mjeti tip “Man” me drejtues shtetasin F. M., 59 vjeç, banues në Boçovë, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes.