Një 52-vjeçar nga Divjaka është arrestuar nga policia pas denoncimit se ka ngacmuar seksualisht një minorene 14-vjeçe.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Divjakë arrestuan në flagrancë shtetasin I. Gj., 52 vjeç, banues në Divjakë, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një shtetase 14 vjeçe” njofton policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.