Trupat ruse u përqendruan në depërtimin e mbrojtjes së forcave ukrainase në rajonet Luhansk dhe Donetsk, si dhe vendosjen e kontrollit të plotë mbi Mariupol.
Kështu thuhet në raportin e mëngjesit të Shtabit të Përgjithshëm ukrainas, i cili citohet nga mediat vendase.
Në rajonin e Zaporozhye-s, përqendrimi i njësive të forcave ruse vazhdon në zona të caktuara.
Për të përmirësuar situatën taktike, trupat ruse po përpiqen të kryejnë operacione sulmuese në zonën e fshatit Aleksandrovka.
Rusët nuk i ndalën sulmet ndaj objekteve civile në qytetin e Nikolaev-it.
Në drejtimin Slobozhansky, forcat ruse vazhdojnë të okupojnë pjesërisht qytetin e Kharkiv-it.
Sipas informacioneve të disponueshme, për të organizuar sistemin e mbrojtjes ajrore, armiku po transferon divizione shtesë raketore anti-ajrore të SAM “Tor” në rajonin e Kharkiv-it.
Në të njëjtën kohë, divizionet e raketave anti-ajrore S-400 dhe S-300 u vendosën në zonat e rajonit të Belgorod-it në kufi me Ukrainën.
Kjo, për të mbuluar pikat kryesore të kontrollit, si dhe zonat e pasme.
Në drejtimet Donetsk dhe Tavriya, pushtuesit rusë intensifikuan operacionet sulmuese përgjatë gjithë linjës së kontaktit, sqarojnë autoritetet ukrainase.