-sidi education-spot_img
3.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Bëhet “i gjallë” ministri rus: SHBA po na hap punë

Kryesoret

Ministri rus i Mbrojtjes, Sergei Shoigu tha këtë të martë se SHBA dhe vendet e tjera perëndimore “po bëjnë gjithçka për të zvarritur operacionin ushtarak të Rusisë në Ukrainë”.

Sipas Shoigu, furnizimet gjithnjë e në rritje me armë në Ukrainë “dëshmojnë qartë synimet e tyre për të provokuar regjimin e Kievit për të luftuar deri në fund”.

Ai shton se forcat ruse po zbatojnë në mënyrë metodike një plan për “çlirimin e republikave popullore të Donetsk dhe Luhansk”, duke iu referuar entiteteve të vetëshpallura rebele në Ukrainën lindore.

Shoigu, 66 vjeç, u shfaq në kanalin televiziv shtetëror të Rusisë Rossiya 24. Ai po fliste në një kolegjium (një bord këshillues) me zyrtarët më të lartë ushtarakë të vendit në Moskë.

BBC shkruan se nuk është e qartë nëse takimi është transmetuar drejtpërdrejt apo i regjistruar paraprakisht.

Nëse konfirmohet, kjo do të ishte dalja e parë publike e Shoigut brenda disa ditësh, mes zërave se mund të ketë probleme shëndetësore

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit