Kryeministrja daneze Mette Frederiksen tha se Danimarka do të rrisë prodhimin e saj të gazit natyror në Detin e Veriut për një periudhë të kufizuar kohore, për të reduktuar varësinë e saj nga energjia ruse.
Ajo gjithashtu u shpreh se Danimarka synon përfundimisht të heqë gradualisht përdorimin e saj të gazit natyror për t’u bërë e pavarur nga furnizimet ruse.
“Ne jemi të bindur se është më mirë të prodhohet gaz në Detin e Veriut sesa ta blejmë atë nga Vladimir Putin,” tha ajo.
Pavarësisht “rritjes së përkohshme”, Frederiksen siguroi se Danimarka mbeti e përkushtuar ndaj planeve për t’i dhënë fund prodhimit të saj të naftës dhe gazit në Detin e Veriut deri në vitin 2050.