-sidi education-spot_img
26.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Detaje të reja nga ngjarja në Shkodër, 28-vjeçari u qëllua me armë zjarri

Kryesoret

Detaje të reja janë publikuar nga ngjarja e ndodhur mbrëmjen e së martës në Shkodër, ku fillimisht u raportua për të shtëna me armë zjarri.

Mësohet se 28-vjeçari Edi Reçi është qëlluar me armë dhe ka marrë një plumb në gjurin e djathtë në ngjarjen e ndodhur në lagjen Perash.

Mësohet se policia është njoftuar nga urgjenca e spitalit të Shkodrës, ndërsa më pas policia doli edhe me një deklaratë për mediat.

“Më datë 19.04.2022, rreth orës 22:00, në lagjen “Perash”, Shkodër, në rrethana ende të paqarta, është plagosur me armë zjarri në këmbë, shtetasi  E. R., 28 vjeç, banues në lagjen “Partizani”,  Shkodër, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit