Kamerat e sigurisë kanë siguruar pamjet e Elis Suçit, gjatë grabitjes së postës në Kamzë. Ai shihet me kapele dhe maskë ndërsa në dorë mban një qese të cilën dyshohet se e përdori për të marrë paratë.
Gjithashtu mësohet se bashkëpunëtori i tij, Algert Kurti ka deklaruar se nuk ka grabitur asgjë, i vetmi fajtor në këtë mes është Suçi sipas tij.
Megjithatë ai ka pranuar së ka qenë në dijeni të grabitjes.
“Po qëndroja para gjimnazit të Kamzës. Elisin e gjeta aty tek posta dhe kishte vëzhguar lëvizjet e punonjësve të postës. Kur shkova ta takoj me tha që do grabisim postën. Unë nuk kam marrë lekë, dhe ku Elisi ka hyrë brenda për të kryer grabitjen unë po prisja jashtë”, tha Kurti para hetuesve.