Një ngjarje e rëndë është raportuar nga policia e Kosovës këtë të martë në fshatin Balloc të Podujevës, ku një foshnje është gjetur e pajetë.
“Sot rreth orës 18:00 është pranuar informata për një foshnje pa shenja jete në fshatin Balloc të Podujevës”, ka thënë zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti
Sipas zëdhënëses, policia menjëherë ka dalë ne vendin e ngjarjes po ashtu edhe ekipi i mjekëve emergjent të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës.
Lidhur me rastin policia ka iniciuar një rast hetim mbi vdekjen. “Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës, është dërguar për obduksion, përderisa hetuesit janë duke punuar në ndriçimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, ka thënë Ahmeti.