Ish-kampioni i botës në boks, Amir Khan, bie pre e një grabitjeje me armë në Londër. 35-vjeçari tregoi në rrjetet sociale se ngjarja e rëndë i ndodhi në Leyton, në lindje të kryeqytetit anglez, teksa ishte i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Faryal. Sipas tij, dy persona i kishin drejtuar armën në fytyrë, duke e detyruar që të të hiqte orën nga dora. “Gjëja kryesore është që të dy jemi të sigurt”, – shkroi Khan në Twitter.
Khan u ngjit për herë të fundit në ring në shkurt, kur u mposht nga rivali i tij Kell Brook. Pas kësaj humbjeje ai deklaroi se mund të ishte dueli i tij i fundit. Kujtojmë që Amir Khan mori ftesë për një përballje nga kampioni shqiptar, Florian Marku, pasi ky i fundit mposhti britanikun Chris Jenkins në Neëcastle.