Forcat ajrore të Izraelit kanë sulmuar jugun e Gazës, si përgjigjie e një rakete të lëshuar nga Rripi, sipas zëdhënësit ushtarak.
Ushtria izraelite ka deklaruar se avionët luftarëkë të forcave ajërore shkatërruan një punishte të prodhimit të armëve që i përkise Hamasit.
Ndërkohë, sipas raporteve palestineze, forcat izraelite dhe palestinezë u përleshën dhe shkëmbyen zjarr në qytetin Jenin të Bregut Perëndimor.
Pavarësisht vlerësimeve të sigurisë që tregojnë se raketa e së hënës u hodh nga Xhihadi Islamik, ushtria izraelite pohoi se “Hamasi është përgjegjës për atë që po ndodh në Gaza”.
Pas sulmit izraelit, zëdhënësi i Hamasit, Hazem Kassem tha se “lufta kundër okupimit është një e drejtë legjitime kudo në Gaza, Bregun Perëndimor dhe brenda Vijës së Gjelbër”.
Kassem tha gjithashtu se “goditja e Izraelit ndaj objektivave boshe është një përpjekje e dështuar për të ndaluar popullin palestinez të mbrojë Jeruzalemin dhe xhaminë Al-Aksa”.
Më herët të hënën, sistemi i mbrojtjes raketore Iron Dome i Izraelit shkatërroi një raketë nga Rripi i Gazës.