Kreu i SHISH-it, Helidon Bendo raportoi sot në Komisionin për Sigurinë Kombëtare. Ai iu përgjigj pyetjeve të deputetëve në seancën me dyer të mbyllura lidhur me punën e institucionit që drejton dhe rritjen e nivelit të punonjësve.
“SHISH ka përmbushur detyrat ligjore, ka vijuar me konsolidimin e strukturës së re, ka rritur dinamizmin dhe cilësinë e informimit për autoritetet e larta shtetërore dhe ka rritur shkëmbimin e informacionit me agjencitë ligjzbatuese në nivel qendror e vendor për kundërvënie konkrete e domethënëse.
Gjithashtu ka vijuar dhe zgjeruar bashkëpunimin me shërbimet partnere, sipas niveleve dhe fushave të miratuara” mësohet se tha Bendo ndër të tjera në komision.