Një fluks më i lartë automjetesh është regjistruar këtë të diel në rrugët që çojnë drejt Vlorës, ndërsa shumë qytetarë kanë zgjedhur qytetin bregdetar dhe zonat jugore për pushime.
Kushtet e mira atmosferike dhe temperaturat e ngrohta kanë favorizuar vizitat në plazhe, duke bërë që qarkullimi të ngadalësohet në disa segmente të akseve kryesore.
Autoritetet e trafikut bëjnë thirrje për kujdes në rrugë dhe respekt të rregullave të qarkullimit, për të shmangur çdo incident dhe për të garantuar një lëvizje të sigurt për të gjithë.









