Ministri i Jashtëm rus, Sergej Lavrov ka treguar se “operacioni special” që forcat ruse po zhvillojnë në Ukrainë ka hyrë në një tjetër fazë tejet të rëndësishme.
“Ky operacion në lindje të Ukrainës ka për qëllim siç ishte paralajmëruar që në fillim të çlirojë plotësisht republikat Donetsk dhe Luhansk”, tha Lavrov duke e cilësuar si një moment të veçantë.
Më tej ai ka shtuar se Rusia nuk ka përdorur armë bërthamore nuk ka ndërmend ti përdorë ato.
“Kur Bashkimi Sovjetik dhe SHBA në 1987, Gorbachev dhe Reagan vendosën se ata kanë një përgjegjësi të veçantë për paqen në këtë planet, ata nënshkruan një deklaratë solemne se nuk mund të ketë fitues në një luftë bërthamore dhe për këtë arsye një luftë bërthamore nuk duhet të nisë kurrë”, ka shtuar ai.