Ditën e sotme, Presidenti Ilir Meta zhvilluar një vizitë në Kalabri, Itali, nga ku takuar arbëreshët dhe është mirëpritur Kryetari i Bashkisë, Alessandro Toci.
Meta ka shprehur mirënjohjen e tij që ata kanë arritur të mbajnë gjallë traditën, gjuhën dhe trashëgimin e Skënderbeut.
Në statusin e publikuar në Facebook, ai ka sugjeruar se duhet që të dy vendet të nënshkruajnë një protokoll të përbashkët për forcimin e lidhjeve të Shqipërisë me Kalabrinë.
Postimi Metës
Në qytezën e mrekullueshme arbëreshe të Civita u mirëprita sot ngrohtësisht nga Kryetari i Bashkisë, Alessandro Toci, autoritetet më të larta vendore e rajonale, si dhe dhjetëra qytetarë. U shpreha mirënjohjen më të thellë për kontributin e vyer të Arbëreshëve për mbajtjen gjallë të gjuhës, historisë, traditave, kulturës dhe trashëgimisë së Motit të Madh të Gjergj Kastriot Skënderbeut, që meritojnë sa më parë të bëhen pjesë e UNESCO.Theksova rëndësinë e nënshkrimit sa më parë të një Protokolli të Përbashkët mes Shqipërisë dhe Rajonit Kalabri, sipas atij ekzistues me Rajonin e Pulias, dhe atë të propozuar me Rajonin e Siçilisë, si një mundësi e shkëlqyer për forcimin e lidhjeve mes nesh. Në themel të miqësisë shekullore mes Shqipërisë dhe Italisë qëndrojnë arbëreshet, trashëgimia e pasur e të cilëve, ju përket jo vetëm popujve tanë, por është një vlerë e çmuar edhe e kulturës europiane dhe botërore.