-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

PS nuk përjashtoi Rakipin, Alibeaj: Me “non grata”-t Rama mban karrigen

Kryesoret

Pas Lulzim Bashës ka reaguar edhe kryetari i grupit të PD-së Enkelejd Alibeaj pasi në mbledhjen e sotme, socialistët vendosën që të mos përjashtojnë nga Grupi Parlamentar Orlando Rakipin.

Përmes një postimi në Facebook ai është shprehur se Rama e ka të pamundur të ndahet nga “non grata”-t sepse vetëm falë tyre ai arrin të mbajë karrigen e kryeministrit.

“Asnjë habi nga ishulli i non grata-ve.

E sotmja ishte prova e radhës se Edi Rama e ka të pamundur të ndahet nga non gratat sepse vetëm falë tyre ai arrin të mbajë karrigen e kryeministrit.

Vendimi i sotëm i grupit parlamentar të PS është qartas dëshmi e pushtetit dhe pengmarrjes që klubi i nongratave ka në politikën shqiptare. PD e ka denoncuar kohë më parë përfshirjen e Aqif Rakipit në procesin e blerjes së votave. Ky fakt i konfirmuar dhe nga Departamenti Amerikan i Shtetit nuk arrit ta bindë Edi Ramen dhe deputetet e tij se votat e blera për llogari të të birit duhet të jenë një alarm për ecurinë normale të parlamentarizmit..

Me avokatinë e sotme ndaj Ornaldo Rakipit, kryeministri dëshmoi qartë se ai është ideatori i masakrës elektorale të 25 prillit. Zbatuesit e kësaj masakre janë grupi i non gratave që sot janë ende aktivë në strukturat e PS. Jo rastësisht dhe në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit, PD denoncoi përfshirjen e Tom Doshit dhe Vangjush Dakos në fushatën për zgjedhjen e kryebashkiakëve.

Askush nuk habitet pra nga ishulli i non grata-ve ku çdo gjë është e vjedhur!”, shkruan Alibeaj.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit