-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shqipëria po zbrazet, Meta: Po zhduket një qytet çdo vit, fajin e ka Rama

Kryesoret

Presidenti Ilir Meta i cilëson katastrofike shifrat e INSTAT për largimet nga vendi.

Referuar raportit të fundit të INSTAT-it, ku popullsia e vendit në 1 janar 2022 ishte 2,793,593 persona me një rënie 1.3% nga viti 2020, Presidenti thotë se ky është një alarm i kuq dhe për këtë fajëson Edi Ramën.

“Treguesit demografikë të INSTAT, dëshmojnë për zbrazjen katastrofike të vendit.

Shqipëria ka në vit 50 mijë qytetarë më pak edhe përtej edhe skenarit më negativ të parashikueshmërisë së zvogëlimit demografik.

Thënë ndryshe çdo vit fshihet nga harta popullsia e një qyteti mesatar.

Ky është një alarm i kuq për ndaljen sa më parë dhe me çdo kusht të këtij shterrimi asgjësues të popullit.

Ky model “zhvillimi” nuk është gjë tjetër veçse model dëshpërimi dhe asgjësimi.

Koha për të ndalur këtë shkretim, të programuar të vendit nga “Rilindja” lokale dhe ndërkombëtare” shkruan Ilir Meta.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit