Biznesmeni italian Francesco Bechetti, i dënuar me 17 vite burg për mashtrim ka ankimuar vendimin e Shkallës së Parë duke kërkuar pafajësinë.
Çështja pritet të regjistrohet në Gjykatën e Apelit, ku ndodhen edhe dy dosje të tjera të Beçhetit, të viteve 2018 dhe 2020 në pritje për shqyrtim.
Ndërkohë kujtojmë se në shkurt të këtij viti Gjykata ka dënuar me 17 vite burg biznesmenin italian Francesco Bechettin, pasi trupa gjyqësore ka vërtetuar se ai kishte ngritur një skemë të mashtrimit me TVSH dhe pastrim parash.









