I mandatuari për krijimin e qeverisë së 43-të të Malit të Zi, Dritan Abazoviç, sot do t’i drejtohet publikut.
Kështu raporton RTCG duke cituar një komunikatë të qeverisë malazeze. Sipas kësaj komunikate, Abazoviç do të prezantojë konceptin e qeverisjes së re në orën 11:00.
Deputeti i Lëvizjes Qytetare URA, Millosh Konatar, tha se qeveria e re do të ketë 20 ministri dhe katër nënkryetarë.
Abazoviç është mandatuar nga presidenti malazez, Millo Gjukanoviç, për krijimin e qeverisë së re.