Dy ditë pas grabitjes, policia ka arritur që të arrestojë autorin e grabitjes së filialit të postës shqiptare në Kamëz, Elis Suçi.
Një ditë më parë u arrestua Algert Kurti, bashkëpunëtor i tij, i cili deklaroi se nuk është i përfshirë, por e njihte dhe e kishte shok Suçin.
Gjithashtu Suçit i janë sekuestruar edhe lekët, 100 mijë që grabiti në postë.
Elis Suçi ishte në kërkim nga policia, por kjo nuk e pengoi që të bënte grabitjen e radhës, por tashmë është pas hekurave.