-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Çfarë duhet dhe s’duhet të konsumoni kur jeni në avion

Kryesoret

Çfarë duhet të hani?

Një smoothie proteinike

Kjo mund të jetë paksa e vështirë derisa të kalojë nëpër kontrrollet e aeroportit, por mund ta gjeni pasi të keni mbaruar punë me to. Zgjidhni ato më të shëndetshmet, jo që vijnë të paketuara me sheqer. Do të ndiheni të ngopur dhe s’do të ndjeni nevojën për të konsumuar ushqime të tjera jo të shëndetshme.

Fruta

Janë të lehta, të përballueshme dhe mund t’i merrni me vete teksa fluturoni, pa menduar se do t’ju përzihet më pas apo se do të ndiheni të fryrë.

Ujë

Ky është opsioni më i mërzitshëm që po lexoni, por një nga më të rëndësishmit. Gjatë kohës që udhëtojmë kemi tendencën të dehidratohemi, prandaj është shumë e rëndësishme të kemi gjithmonë një shishe ujë me vete.

Kastravec

I lehtë dhe praktik.

Çfarë s’duhet të hani në avion?

Asgjë me gaz

Do t’ju krijojnë ndjesinë e fryrjes dhe nuk do të ndiheni mirë gjatë gjithë pjesës së mbetur të udhëtimit.

Brokoli, fasule, apo perime të tjera me shumë fibra

Ti mund t’i shohësh si zgjedhje të shëndetshme, por duhet të presësh derisa të zbresësh nga avioni për t’i konsumuar. Marrin lehtësisht baktere dhe nuk janë praktike për t’u konsumuar gjatë fluturimit.

Patate/krahë pule

Ushqime të tilla janë një JO e madhe! Harrojini të skuqurat nëse jeni për fluturim.

Alkooli

Nëse po shkoni me pushime, e kuptojmë entuziazmin, por mos filloni që në avion. Alkooli mund të bëjë të ndiheni të dehidratuar.

Ushqimet e shpejta me kripë

Frutat e thata të kripura, patetinat, apo çibukët nuk duhen konsumuar në udhëtim pasi janë shumë të rënda për stomakun. Do të ndiheni të lodhur, të rënduar dhe pa energji për të shijuar pjesën tjetër të ditës/natës.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit