Kryeministri Edi Rama ka reaguar pasi i kujtuan premtimin për të nisur brenda muajit mars, që iku, satelitët në hapësirë. Kreu i qeverisë shprehet se nuk i ndahet zotimit të tij, por bëhet fjalë thjesht për vonesa dhe kërkon durim.
Padurim të madh paskan pasur disa për satelitët e sipas modës së re thonë ç'të duan pa pyetur fare more si është puna!Po një gjë cuditem si nuk duan ta kuptojnë:Unë them atë që bën e bëj atë që them dhe kur vonesat s'janë në dorën time thjesht bëj durim,po zotimit s'i ndahem jo!
— Edi Rama (@ediramaal) April 20, 2022
“Padurim të madh paskan pasur disa për satelitët e sipas modës së re thonë ç’të duan pa pyetur fare more si është puna! Po një gjë çuditem si nuk duan ta kuptojnë: Unë them atë që bën e bëj atë që them dhe kur vonesat s’janë në dorën time thjesht bëj durim, po zotimit s’i ndahem jo”, shkruan Rama.
Ambicien për të pasur dy satelitë në orbitë “Albania 1” dhe “Albania 2”, Rama e njoftoi vitin e kaluar në Kuvend, duke shkaktuar edhe të qeshura në radhët e opozitës. Satelitët artificialë janë pajisje të cilat shërbejnë për transferim të të dhënave anembanë rruzullit tokësor. Ata janë objekte të ndërtuara nga njeriu, të cilat janë të vendosura në orbitë nga largësia 2 mijë kilometra deri në 35 mijë kilometra nga sipërfaqja e tokës.