-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Digjet zyra e noterisë në Lezhë, mes flakëve letra me vlerë

Kryesoret

Rreth orës 4:00 të mëngjesit, një zyrë noterie në Lezhë është përfshirë nga flakët. Mësohet se zyra ka qenë nën pronësinë e Vasil Martinit.

Fatmirësisht është bërë e mundur shuarja e zjarrit duke shmangur në këtë mënyrë përhapjen e flakëve në bizneset pranë. Asnjë person nuk ka mbetur i lënduar pasi në biznes nuk kishte njeri. 

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse të cilët kanë bërë të mundur neutralizimin dhe shuarjen e flakëve.

Ndërkohë, bëhet e ditur se si pasojë janë djegur dokumente me vlere. Dyshimet e para janë që flakët të jenë shkaktuar nga një shkëndijë elektrike.

Njoftim

Lezhë / Informacion paraprak

Në orët e para të mëngjesit, në qytet Lezhë, në ambientet e brendshme të zyrës noteriale në pronësi të shtetasit V.M. 56 vjeç, banues në Lezhë, ka rënë zjarr.

Nga kqyrja paraprake, administrimi i të dhënave dhe pyetja e personave që kanë dijeni për gjithë dokumentacionin që ndodhej në zyrën noteriale në momentin e rënies së zjarrit, konfirmohet se ka dëme të konsiderueshme dokumentacioni, por janë dokumentacione që mund sigurohen përsëri.

Vazhdojnë veprimet hetimore në bashkëpunim me ekspertë dhe Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë për përcaktimim e shkakut të djegies dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit