Ermal Shehu, një pronar lokali në Durrës, është arrestuar ditën e sotme nga policia pasi e kishte kthyer biznesin e tij në një ambientin për lojërat e fatit.
Përmes rrugëve operative, policia është informuar se ambienti që i riu kishte marr me qira po shfrytëzohej për punë të paligjshme. Gjatë kontrollit policia arriti të sekuestronte 1 kompjuter, 4 makineta për lojërat e fatit dhe një aparat celular që përdorej për vënien e baste.
“Bazuar në informacionet e marra në rrugë operative, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Durrës kanë ushtruar kontroll në lokalin që shtetasi E. Sh. kishte marrë me qira, ku kanë gjetur dhe sekuestruar, në cilësinë e provës materiale, 1 kompjuter, 4 makineta për lojëra fati dhe një aparat celular që përdorej për vënie bastesh në mënyrë të kundërligjshme. “– njofton policia.