-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

KQZ padit 9 qytetarë që votuan 2 herë, Celibashi: Berisha dhe “non grata”

Kryesoret

N/komisionerja e KQZ-së, Lealba Pelinku u shpreh sot se në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit janë evidentuar 47 raste të dyshimta që lidhen me  procesin e votimit, prej tyre 9 raste që kanë votuar më shumë se njëherë, pasi i njëjti dokument identifikimi është skanuar në dy qendra të ndryshme.

Ekzistojnë 47 raste të dyshimta të ndara në tre kategori. Rasti i parë ka të bëjë me identifikimin, pra i njëjti mbajtës i një karte identiteti është paraqitur në dy qendra votimi. Kategoria e dytë lidhet me shenjën e gishtërinjve. Kemi 2 raste kur e njëjta shenjë gishti është lexuar në dy qendra votimi të ndryshme. Një shenjë gishti lidhet me më tepër se sa një dokument identifikimi.

Pra zgjedhësi është paraqitur me një mjet identifikimi dhe më pas rezulton se me një tjetër dokument identifikimi i asociohet e njëjta shenjë gishti. Rasti i tretë lidhet me shenjën e gishtit të skanuar më shumë se një herë në të njëjtën qendër votimi. Pra të njëjtës shenjë gishti i asociohet më shumë se një dokument” tha Pelinku. Ilirjan Celibashi tha se po përgatitet kallëzimi penal për nëntë qytetarët që kanë votuar më shumë se njëherë. “Ky rast do të adresohet te organi i ndjekjes penale” tha ai.

Gazetarët e pyetën kryetarin e KQZ-së nëse institucioni që drejton do të ndërmarrë hapa për përfshirjen e personave “non grata” në ligjin e dekriminalizimit pas debatit në muajve të fundit për Sali Berishën, por edhe persona të tjerë që janë në listën e zezë të SHBA.

Është një cështje për të cilën, për shkak të pozicionit dhe ndonjë implikimi të mundshëm në vendimmarrje nuk do të preferoja të jepja një opinion, edhe pse e kam. Do të duhet që partitë dhe kuvendi të vlerësojnë. Është tërësisht zgjedhje e tyre, sikur ka qenë ligji për dekriminalizimin. Ne jemi neutral” tha Celibashi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit