Presidenti Ilir Meta po zhvillon një vizitë në qytetin arbëresh, Civita në Itali. Takimet kanë qenë të shumta. Kreu i shtetit ka postuar një video ku i është bashkuar korit të banorëve të zonës duke kënduar.
“O yll i bukur, o yll i bukur, O yll i bukur, që nuk gjëndesh…”. Me këtë këngë të mrekullueshme arbëreshe ju uroj nga Civita një mbrëmje të qetë dhe të këndshme të gjithë shqiptarëve” shkruan Meta.