-sidi education-spot_img
0.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Qeveria u shpërndan bashkive 10 milionë dollarë për Emergjencat

Kryesoret

Ministria e Mbrojtjes shqiptare ka bërë me dije mëngjesin e sotëm lajmin se u ka shpërndarë njësive të vetëqeverisjes vendore 10 milionë dollarë për të përballuar Emergjencat Civile.

“Në bazë të ligjit 45/2019, ‘Për mbrojtjen civile’, dhe buxhetit të vitit 2022, Ministria e Mbrojtjes u ka shpërndarë fondin 61 bashkive të Republikës së Shqipërisë”, thuhej në njoftim.

Ky fond është shpërndarë duke u bazuar në peshën specifike që zë buxheti i çdo bashkie ndaj totalit të buxhetit të të gjitha bashkive.

Sakaq në njoftim theksohej se kjo do t’i ndihmojë bashkitë në përmbushjen e detyrimeve të tyre në kuadër të reduktimit të riskut nga fatkeqësitë dhe mbrojtjen civile.

“Por, ky është vetëm fondi që u akordohet bashkive nga buxheti i shtetit, pasi sipas ligjit 45/2019 njësitë e vetëqeverisjes vendore mund të planifikojnë fonde të tjera shtesë nga të ardhurat e veta vendore, nga fondet që u vijnë drejtpërdrejt nga ndarja e taksave dhe tatimeve kombëtare, huamarrja vendore, donacionet etj”, përmbyllej njoftimi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit