-sidi education-spot_img
2.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Mustafa: Të përfundojë dialogu, shtyrja në favor të Serbisë

Kryesoret

Janë bërë nëntë vite që nga koha kur është bërë nënshkrimi i marrëveshjes së parë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Marrëveshja ishte nënshkruar nga kryeministri i atëhershëm, Hashim Thaçi, dhe ai i Serbisë, Ivica Daçiq.

Nënshkrimi i marrëveshjes së parë ndërmjet dy shteteve, ishte bërë me ndërmjetësimin e Përfaqësueses së Lartë të Bashkimit Evropian, Catherine Ashton.

Kjo marrëveshje me 15 pika, kishte për qëllim normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve.

Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa thotë se dialogu në vetvete nuk ka qenë dëshirë dhe kërkesë e Kosovës, por është caktuar si detyrë nga OKB dhe Bashkimi Evropian, për qëllimet të cilat flet pikërisht Rezoluta e OKB-së.

Sipas Mustafës, dialogu arriti që të integroje serbët e veriut në institucionet e Kosovës, por edhe të shtrijë institucionet e Kosovës në administratën në veri të vendit.

“Pas opinionit të Gjykatës ndërkombëtare të drejtësisë për shpalljen e pavarësisë së Kosovës në shtator të vitit 2010, OKB me iniciativën e BE-së më 8 shtator të të njëjtit vit miratoi Rezolutën me të cilën mirëpret gatishmërinë e Bashkimit Evropian për të lehtësuar një proces dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë si faktor për paqen, sigurisë dhe nxitjen e bashkëpunimit për të arritur progresin dhe rrugën drejtë BE-së. Dialogu në vetvete nuk ka qenë dëshirë dhe kërkesë e Kosovës, por na është caktuar si detyrë nga OKB dhe BE, për qëllimet për të cilat flet Rezoluta e OKB-së. Pra si faktor i paqes dhe integrimit në BE.”, tha Mustafa.

Përveç kësaj, ish-kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, tha se ka një mori të marrëveshjeve të arritura, të cilat nuk janë zbatuar nga Serbia.

“Dialogu ka arritur të integrojë serbët e veriut në institucione të Kosovës, të shtrijë gjykatat, doganat, policinë dhe administratën në veri të vendit. Ka një mori të marrëveshjeve të arritura, të cilat nuk i ka zbatuar Serbia.”, shtoi ai.

I pyetur se si e sheh qëndrimin e institucioneve të Kosovës karshi dialogut, Mustafa, tha se konsideron që Kosova nuk ka interes të mos e qojë dialogun përpara.

“Konsideroj se Kosova nuk ka interes të mos e qojë dialogun përpara. Status quo i përgjigjet Serbisë. Serbia është shtet i konsoliduar ndërkombëtarisht, anëtare e OKB-së.”, deklaroi ai.

Mustafa gjithashtu përmendi faktin se ne kemi akoma problem me njohjen e shtetësisë nga pesë vende anëtare të Bashkimit Evropian, e që nuk i bën mirë Kosovës në rast se nuk tregon angazhim që procesi i dialogut të përmbyllet.

“Ndërkaq ne kemi akoma problem me njohjen e 5 vendeve të BE-së, që ka ndikuar te BE të ketë status neutral ndaj shtetësisë së Kosovës. Prandaj askush nuk i bënë mirë Kosovës nëse nuk tregon vullnet dhe angazhim që ky proces të përmbyllet.”, përfundoi Mustafa.

Duhet përkujtuar që kryeministri i vendit, Albin Kurti, në fillim të marrjes së mandatit pati deklaruar se dialogu nuk do të jetë në top-prioritetet e tij qeverisëse.

E një gjë të tillë Kurti e tha disa herë radhazi. Pavarësisht kësaj, në kuadër të dialogut në këtë mandat qeverisës pati shumë pak zhvillime. Kryeministri Kurti udhëtoi shumë pak drejt Brukselit, për t’u takuar me palën serbe, e takimet më të shpeshta u zhvilluan nga zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, i cili u takua me përfaqësuesin e Serbisë, Petar Petkoviq.

Në kuadër të këtyre takimeve ishte arritur marrëveshja për targat, apo vendosja e stikersave në tabelat e automjeteve të cilat hyjnë nga territori i Serbisë në Kosovë dhe atyre që hyjnë nga Kosova në Serbi.

Këto stikersa vendosen në tabelë, saktësisht ku mbulohen shkronjat të cilat përfaqësojnë qytetet në Serbi, shembulli i BG-për Beograd, VR- për Vranjë, apo të ngjashme.

Ndryshe marrëveshja e 19 prillit në vitin 2013, ndër të tjera, përmban pika që flasin edhe për Asociacionin e komunave me shumicë serbe dhe shpërbërjen e strukturave paralele në veri. E kërkesa për formimin e komunave me shumicë serbe vazhdon të jetë mjaft e zëshme nga serbët.

Është pikërisht Petkoviq, ai i cili deklaroi sot se nëse kërkohet paqe dhe stabilitet në mes dy vendeve, atëherë sipas tij zgjidhja më e mirë është krijimi i këtij Asociacioni. Por padyshim se ndër vite, Asociacioni ka qenë një nga pikat kyçe e cila është kundërshtuar nga institucionet e Kosovës.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit