Kryetari i shoqatës së ushtarakëve në pension, Agim Binaj në takimin e zhvilluar pasditen e sotme me kryetarin e grupit të PS-së, Taulant Balla propozoi emrin e një ushtaraku.
Bëhet fjalë për ish-zv/ministrin Kujtim Çako. Binaj tha se emrin e tij e ka depozituar në zyrat e PS-së.
“Kujtim Çako ka mbaruar ekonomikun, është 72-vjeç. 20 vjet jeton në Shqipëri. Nuk e ka marrë pasaportën gjermane.
Ai është me origjinë nga Gjirokastra. Ka qenë zv/ ministër i Mbrojtjes në 1991” tha ai.