Policia ka vënë në pranga dy persona, pasi kanë kërcënuar me armë një ish-efektiv policie në Shëngjin.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur në orët e para të së mërkurës, ku dy shtetasit me iniciale E.M. dhe E.S. u futën në një lokal ku qëndronte ish-efektivi i policisë, shtetasi Gj.N. Pasi janë konfliktuar me ish-policin, dy personat e arrestuar e kanë kërcënuar me armë.
Mësohet se konflikti mes tyre ka ndodhur për një vend parkimi për makinën. Në cilësinë e provës materiale, policia ka sekuestruar armën e zjarrit tip pistoletë.