Ka përfunduar procesi i zgjedhjeve të shpallura nga Komisioni i Rithemelimit në degën e PD-së në Divjakë.
Sipas njoftimit të Rithemelimit pas numërimit të fletëve të votimit është zgjedhur kryetare e PD-së, dega Divjakë, Elizabeta Rredhi me 59% të votave.
Njoftim i Komisionit të Rithemelimit:
Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale të Partisë Demokratike njofton që është mbyllur procesi zgjedhor për zgjedhjen e kryetarit të PD Divjakë.
Pas numërimit të fletëve të votimit, Kryetare e PD dega Divjakë u shpall znj. Elizabeta Rredhi me 59% të votave.
Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale falenderon të gjithë anëtarët që u bënë pjesë e procesit të votimit për zgjedhjen e Kryetarit të degës së tyre sipas parimit “një anëtar një votë”, për një Parti Demokratike më të bashkuar, më të fortë e më të hapur.