Një grup prej 600 afganë, të cilët ishin të strehuar në Kosovë janë nisur ditën e sotme drejt SHBA-ve.
Në një deklaratë në Twitter, Ambasada e SHBA-ve e vendosur në Prishtinë ka shprehur mirënjohjen e saj për bujarin e treguar nga Kosova për mikpritjen e tyre.
“Sot, pas përfundimit të të gjitha kërkesave të verifikimit dhe atyre mjekësore, një grup tjetër i afganëve të evakuuar u nis nga Kosova për në SHBA. Falë bujarisë dhe mikpritjes së Kosovës, afro 600 afganë të pritur më parë në Kampin Liya janë larguar për të filluar një jetë të re me familjet e tyre në SHBA. Faleminderit Kosovë!”, ka shkruar ambasada.
Today, after completing all vetting & medical requirements, another group of Afghan evacuees departed Kosovo for the U.S. Thanks to Kosovo's generosity & hospitality nearly 600 Afghans previously hosted at Camp Liya have departed to begin new lives with their families in the U.S. pic.twitter.com/Rsyv0s6dsC
— U.S. Embassy Pristina (@USEmbPristina) April 20, 2022