Edhe pse jemi në fillim të pranverës, reshjet e borës nuk e kanë kursyer Thethin.
Tempreaturat janë ulur ndjeshëm.
Autoriteti Rrugor Shqiptar përmes një postimi në rrjetin social Facebook informon në lidhje me gjendjen e rrugëve për shkak të pranisë së borës
Njoftim
Sipas ARRSH kalimi deri më tani bëhet pa probleme por e rëndësishme është që drejtuesit e makinave të bëjnë kujdes. “Në Theth sot ka pasur reshje dëbore 🌨 me intensitet
Kontraktori i mirëmbajtjes me mjetet borëpastruese ⚠️po punon për pastrimin e aksit dhe shpërndarjen e kripës.
Qarkullimi kryhet pa probleme.
⚠️Drejtuesit e mjeteve duhet të bëjnë kujdes në lëvizje, sidomos gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit, të respektojnë sinjalistikën rrugore, të reduktojnë shpejtësinë, të pajisen me zinxhirë dhe goma dimërore 🚦të ndjekin udhëzimet e Policisë Rrugore”, thuhet në postimin e ARRSH.