-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ukraina furnizohet me avionë luftarakë, por nuk dihet “dërguesi”

Kryesoret

Autoritetet ukrainase janë furnizuar me avionë luftarakë dhe pjesë avionësh për të rritur forcën e tyre ajrore përballë pushtimit rus.

Kështu deklaroi zëdhënësi i Pentagoni-t, John Kirby, sipas Agjencisë Franceze të Lajmeve.

Njoftimi vjen një javë pasi presidenti amerikan Joe Biden zbuloi një paketë ndihme ushtarake prej 800 milionë dollarësh për Kiev-in.

Kirby nuk specifikoi llojin e avionit të dorëzuar apo origjinën e tyre, por sugjeroi se ata ishin të prodhimit rus.

“Vendet e tjera të cilat kanë përvojë me këto lloje avionësh kanë qenë në gjendje t’i ndihmojnë ata të sjellin më shumë avionë”, shtoi Kirby.

Forcat ukrainase “kanë tanimë në dispozicion më shumë avionë luftarakë sesa dy javë më parë”, u tha gazetarëve të martën zëdhënësi i Pentagon-it.

Ai nënvizoi se ndërsa Shtetet e Bashkuara kishin ndihmuar me dërgimin e disa pjesëve, por ato “nuk kishin transportuar avionë të tërë”.

Kievi u ka kërkuar partnerëve perëndimorë që të sigurojnë avionë luftarakë MiG-29.

Këta të fundit, janë avionë të cilët pilotët ukrainas dinë t’i pilotojnë.

Një transferim i mundshëm i avionëve të tillë nga Polonia u diskutua në fillim të marsit.

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian njoftuan të martën se do të vazhdojnë të dërgojnë ndihma në Ukrainë.

Biden komunikoi përmes një video-telefonate me krerët e Francës, Britanisë, Gjermanisë, Rumanisë, Polonisë, Italisë, Kanadasë, Japonisë dhe Komisionit Evropian.

Ata arritën një “konsensus të gjerë mbi nevojën për të rritur presionin ndaj Kremlinit”, tha qeveria italiane.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit