-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Xhaçka “përplaset” me deputetin e PD-së për diplomatët: Ti nuk di të lexosh

Kryesoret

Deputeti i PD-së, Lefter Gështenja është përfshirë në akuza me ministrinë për Europën dhe Punët e Jashtme për siguracionet e udhëtimit për punonjësit. Sipas demokratit deri në fund të vitit kjo ministri do të harxhojë 926 mijë euro.

“Kriza ekonomike po grryen familjet shqiptare por për qeveritarët është krejt ndryshe.

Si asnjëherë më parë, qeveria do shpenzojë 926 mijë euro vetëm për të paguar siguracione udhëtimi për punonjësit e ministrisë së Jashtme deri në fund të këtij viti.

Kjo procedurë luksi bëhet në një kohë kur nevoja për ato para është kaq e madhe për të mbuluar gropat e krizës. Por për qeverinë Rama dhe ministren Xhaçka, harxhimi i këtyre para vlen më shumë se familjet në nevojë.

Me pak fjalë, qeveria do harxhojë 2800 euro për çdo diplomat shqiptar dhe famijarët e tyre për udhëtime imagjinare. Sipas dokumenteve të tenderit, ky siguracion do vlejë për 335 persona, diplomatët dhe familjarët e tyre.

Vlera e këtij tenderi është edhe më e madhe se kostoja e vetë udhëtimit të diplomatëve shqiptare.

Në këto kohe krize, udhëtimet janë kufizuar nga të gjitha vendet por për Ramën kjo nuk përbën asnjë shqetësim për të vjedhur e shpërdoruar paratë publike.

Anulimi i këtij tenderi dhe shumë të tjerëve është kusht për të administruar krizën ekonomike” denoncoi ai.

Por ministrja e Jashtme Olta Xhaçka e hodhi poshtë këtë pretendim duke dhënë një tjetër argument. Sipas saj, bëhet fjalë për mbulimin me sigurime shëndetësore, të shëndetit në udhëtim dhe të jetës së diplomatëve dhe jo “siguracion udhëtimi”.

“Jemi njohur sot me një deklaratë publike të deputetit të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, z. Lefter Gështenja, përmes së cilës ai akuzon MEPJ se, përmes “procedurave të luksit” po shpenzon për “siguracion udhëtimi” për diplomatët e Shërbimit të Jashtëm që përfaqësojnë Shqipërinë jashtë vendit.

Dëshirojmë të informojmë z. Gështenja që siç shkruhet e zezë mbi të bardhë në dokumentin e publikuar prej tij, por që ai mesa duket nuk di ta lexojë, MEPJ nuk ka prokuruar “siguracion udhëtimi” por mbulimin me sigurime shëndetësore, të shëndetit në udhëtim dhe të jetës së diplomatëve.

Dëshirojmë po ashtu të informojmë z. Gështenja, që udhëtimet dhe qëndrimi jashtë vendit janë një pjesë thelbësore e punës së çdo diplomati të Shërbimit të Jashtëm. Është kjo arsyeja përse ky Shërbim quhet i Jashtëm dhe përse kjo Ministri quhet Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme.

Mbulimi i sigurimeve shëndetësore, të shëndetit në udhëtim dhe jetës të diplomatëve kur ata shërbejnë jashtë vendit apo udhëtojnë për arsye pune, është një detyrim ligjor i MEPJ. Ky mbulim, në përputhje me ligjin, aplikohet prej dekadash dhe nuk është një praktikë e aplikuar për herë të parë gjatë vitit 2021. Duhet theksuar po ashtu që edhe fondi i alokuar nga MEPJ për këtë procedurë prokurimi është i njëjtë me fondin e alokuar gjatë viteve të fundit dhe i parashikuar në Ligjin për Buxhetin e Shtetit.

Ligji nga ana tjetër, nuk parashikon askund mbulimin me “siguracion udhëtimi”, çka është edhe arsyeja përse MEPJ nuk ka shpenzuar asnjë qindarkë për një shpenzim të tillë. Të akuzosh MEPJ përse paguan sigurimet e shëndetësore, të shëndetit në udhëtim dhe të jetës, të diplomatëve të Shërbimit të Jashtëm shqiptar është po aq e pakuptimtë sa të akuzosh MEPJ përse paguan qiratë e zyrave e të banesave të diplomatëve që përfaqësojnë Shqipërinë nëpër botë. 

Ne besojmë që është e pajustifikueshme, për një deputet të Kuvendit të Shqipërisë që të lëshojë akuza të tilla të pabaza, në një kohë që ka akses tek i gjithë informacioni i nevojshëm për të kuptuar sesi qëndron realisht situata” mbyllet reagimi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit