Ministri i Punëve të Brendshme të Shqipërisë, Besfort Lamallari këtë të premte me anë të një postimi në faqen e tij facebook ka njoftuar për takimin që ka mbajtur me homologun e tij të Austrisë, Gerhard Karner, duke theksuar diskutimin për forcimin dhe bashkëpunimin e dy vendeve në fushën e sigurisë dhe menaxhimit të luftës kundër krimit dhe korrupsionit të organizuar.
Postimi i Lamallarit
Kënaqësi të takohesha me ministrin e Brendshëm të Austrisë, Gerhard Karner, me të cilin diskutuam mbi forcimin e bashkëpunimit mes dy vendeve tona në fushën e sigurisë, menaxhimit të kufijve, luftës kundër krimit të organizuar dhe koordinimit në kuadër të sfidave të përbashkëta europiane. Partneriteti me Austrinë mbetet i rëndësishëm në rrugën tonë drejt integrimit europian dhe në garantimin e më shumë sigurie për qytetarët tanë. Shqipëria ndërkohë është një destinacion i preferuar nga turistët austriakë dhe sipermarrës që kanë investuar në vendin tonë.









