-sidi education-spot_img
2.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Burrë e grua në qeli, motra e ish-deputetit: Lironi njërin, i kemi fëmijët e vegjël

Kryesoret

Pak ditë më parë gjykata dënoi 11 persona për tjetërsimin e pronave në Shëngjin, mes tyre vëllai dhe motra e ish-deputetit Arben Ndoka. Por situata që është krijuar më pas është jo e zakontë, pasi rezulton se burrë e grua me fëmijë të mitur janë dënuar të dy.

Avokati Marash Ibraj, mbrojtësi i Mimoza dhe Bledi Ndokës, ka dorëzuar një kërkesë në gjykatë së cilës i kërkon që të shprehet me vendim, se çfarë do të ndodhë me dy të miturit.

“Kjo gjykatë duhet të shprehet edhe për fëmijët e mitur, për sa kohë është shprehur për babain Blendi Ndoka ‘arrest me burg’, dhe për nënën Mimoza Ndoka e dënuar me burg. Njëri është 3 vjeç dhe tjetri 5 vjeç. Në të gjitha ligjet është e shkruar e zeza në të bardhë duhet pasur parasysh ‘interesi më i madh i fëmijës” tha ai.

Mimoza Ndoka në shkallë të parë u dënua me 4 vite shërbim prove ndërsa Apeli e dënoi përfundimisht, me 5 vite e 4 muaj burg. Bashkëshorti Bledi Ndoka u cilësua fajtor dhe u dënua me 6 vjet e 8 muaj heqje lirie.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit