Vijojnë vransirat e shpeshta të jenë prezentë në vend, duke bërë që Shqipëria të jetë në dominimin e motit të vranët.
Parashikohet që vranësirat herë pas here të pësojnë zhvillim duke sjellë shira në zonat perëndimore dhe veriperëndimore.
Po ashtu, pjesërisht dhe në zonat qendrore pritet të ketë momente me pika shiu. Ndërsa zonat jugore do të jenë me vranësira ku mundësitë për shira të pakët do të jenë shumë të ulëta.