Kharkiv, qyteti i dytë më i madh në Ukrainë, është nën bombardime intensive nga forcat ruse. Këtë e ka raportuar kryetari i bashkisë, Ihor Terekhov, cituar nga Guardian.
Ihor Terekhov, në një fjalim televiziv ka thënë se shpërthime të mëdha po ndodhin në zonë, shkruan The Guardian.
Më tej shtoi se në qytetin verilindor mbetën rreth 1 milionë njerëz, ndërsa rreth 30 % e popullsisë , kryesisht gra, fëmijë dhe të moshuar janë evakuuar.