Elis Suçi, 30 vjeç, disa ditë më parë grabiti postën në Kamëz, së bashku me mikun e tij Algert Kurtin.
Gjatë arrestimit të Suçi, policia sekuestroi armën e zjarrit, e cila në fillim u dyshua se ishte “lodër”, por policia dyshon se ajo është përdorur edhe më para në krime të tjera.
Po ashtu në aludimet e para është pohuar se Suçi mund të jetë paguar nga bandat e mëdha kriminale për të kryer vrasja kundrejt pagesës.
Gjatë marrjes në pyetje, 30 vjeçari ka pranuar autorësitë e ngjarjeve të kryera prej tij, si grabitjet e ndodhura më herët dhe së fundmi atë të Postës Shqiptare. Ndërsa për goditjen me armë ndaj efektivëve të rendit një muaj më parë, Suçi ka pohuar se nuk ka qëlluar me armë drejt tyre, por në ajër.