Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson, ka përdorur një gjuhë të ashpër ndaj liderit rus. Ai tha se Putin nuk pranin negociata.
“Të merresh me presidentin rus Vladimir Putin ishte si të bësh bisedime me një “krokodil kur e ke këmbën në nofullat e tij”, theksoi Johnson.
Duke folur me gazetarët gjatë një fluturimi për në Indi, kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar tha se Putini mund të shkojë të negociojë vetë nëse do të kishte fituar një pozicion të fortë në Ukrainë.
Ai paralajmëroi se lideri rus mund të kërkojë të nisë një sulm të ri në kryeqytetin Kiev. Sa i përket palës ukrainase, Johnson mendon se presidenti Zelensky dëshironte të shihte forcat ruse të largoheshin nga Ukraina lindore. Por ai tha se Zelensky do të konsideronte të fliste edhe për Krimenë një gadishull që u aneksua nga forcat ruse në 2014. Në çdo rast, ai tha se është në dorën e njerëzve që të vendosin për të ardhmen e tyre.








