-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kushi: Do të mbështesim studentët ekselentë dhe politikat e punësimit

Kryesoret

Në interpelancën e kërkuar për Ministren e Arsimit, deputetja e PD, Ina Zhupa i kërkon llogari për mbajtjen e zotimeve për ‘Paktin për Universitetin’. Në përgjigjen e saj, Kushi flet me shifra duke renditur sa studentë kanë përfituar nga bursa, por përmend edhe platformat e ndërmarra nga qeveria.

Kushi tha se qeveria po mbështet studentët ekselentë me vështirësi ekonomike dhe politikat punësimit, duke theksuar se shteti ka shtuar buxhetin.

“Unë mund t’i referohem shifrave, mund t’ju jap vetëm një diferencë para dhe pas paktit. Në vitin akademik 2017 – 2018 ishin vetëm 6264 studentë që përfitonin bursa, ndërkohë që sot kemi 11200 studentë. Po të krahasojmë buxhetin nga 338 milionë, sot kemi 1 miliardë lekë. Për master, kemi përgjysmuar tarifat për studentët ekselentë dhe ata që vijnë nga familje me vështirësi ekonomike”, tha Kushi.

Ministria e Arsimit shtoi se politikat e punësimit janë në përmirësim, pasi kemi shtuar edhe nismën “Gati për Shqipërinë”.

“Promovimit dhe punësimit të të rinjve i kemi shtuar nismën “Gati për Shqipërinë”, platformë në dispozicion të-të rinjve me rezultate të larta, jashtë vendit apo në Shqipëri që shprehin interesin për të dhënë kontribut për institucionet shqiptare. Vëmendja jonë nuk është vetëm për ekselentët por edhe për të tjerë, për ti ofruar mundësi praktike punësimi dhe unë këtu kam tabelën që në 6 thirrje, kemi 1200 studentë që kanë përfituar një praktikë 3 mujore dhe në përfundim, pothuajse gjysma e tyre kanë arritur të marrin dhe një kontratë 1 vjeçare punësimi.Nga njëra anë fitojnë përvojë pranë profesionistëve duke shprehur interesin ndaj institucioneve shtetërore dhe nga ana tjetër, vetë institucionet tona përfitojnë nga energjia e kreativiteti i të rinjve”, u shpreh Kushi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit