Më shumë se 24 orë pas ngjarjes policia ka identifikuar dhe ka shpallur në kërkim autorin e plagosjes së Edis Reçajt.
Sipas policisë autori është Elfat Salihi 31 vjeç, banues në Shkodër.
I plagosuri ndodhet në spital dhe nuk pranoi që të tregonte emrin e autorit.
Ai tha se i kishte shkuar pas shpine duke e qëlluar dhe se nuk e kishte identifikuar, pasi ishte me kapuç, por policia dyshon se po e fsheh ngjarjen.
Pista e policisë është se dy personat njihen dhe armë ka plasur pas sherrit. 6 vite më parë Elfat Salihi mbeti i plagosur në afërsi të banesës.